E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia mberrin ne Tirane

Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja norvegjeze e cila duket në pamje të parë me një moral jo kaq euforik, por që gjithsesi beson se është me shanse të barabarta për ndeshjen përballë kuqezinjve, pavarësisht humbjes në Oslo.

Egil Olsen, trajneri i Norvegjisë, deklaroi: “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të dyja skuadrat kanë 50% mundësi për fitoren. Mendoj se në Oslo luajtëm më mirë se Shqipëria, por kështu e ka futbolli. Kemi shanse reale, por do të jetë e vështirë. Për formacionin nuk mund të them asgjë. Objektivi ynë tashmë është që të arrijmë në zonën e play-off. Sa i përket ndeshjes ndaj Shqipërisë jemi të vetëdijshëm se na pret një atmosferë KombëtarjaKombëtarja, Shqipëria renditet e 38-ta Mavraj: Për Norvegjinë është “e pamundur” "Lufta" për biletat e Kombëtares e zjarrtë, por ne jemi të përgatitur.” Më pas, skuadra norvegjeze ka zhvilluar seancën e parë dhe të vetme stërvitore përpara ndeshjes. Sigurisht, mes shumë lojtarëve bie në sy edhe dyshja shqiptare që luan për ngjyrat norvegjeze: Valon Berisha dhe Ardian Gashi. Ndërkohë që për trajnerin De Biazi kanë qenë të pranishëm në stadium si vëzhgues shefi i ekipit kombëtar Alban Bushi dhe zv.Tramexani, në një nga studiot e "Qemal Stafës". / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›