E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Erdogan: Turqia s’do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

 “Suedia nuk duhet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej NATO-s, por ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se “ne me Suedinë kemi aplikuar së bashku”.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime.

Suedia dhe Finlanda kërkuan mbështetjen e Turqisë për t’u bërë pjesë e NATO-s, por  Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›