Erdogan: Turqia shembull për arabët

Turqia, e cila ka treguar se "Islami dhe demokracia mund të bashkeekzistojnë", mund të jetë burim i frymëzimit për popujt arabë, ka thënë kryeministri Rexhep Taip Erdogan.
"Ne përpiqemi të jemi shembull, por mund të jemi burim i frymëzimit, sepse Turqia ka treguar se Islami dhe demokracia mund të bashkeekzistojnë në mënyrë të përsosur", tha Erdogan.
"Meqë bindjet fetare nuk e pengojnë jetën në demokraci, dhe meqë demokracia nuk i pengon bindjet fetare, ne në këtë vend me vite të tëra jetojmë në këto dy situata", e transmeton AFP kryeministrin turk.