Haxhinasto: Bashkëpunimi rajonal është prioritet i politikës së Jashtme

“Bashkëpunimi rajonal është prioritet i politikës së Jashtme dhe kjo shkon përtej vullnetit të popullit. Ky bashkëpunim është cilësuar si kualifikuese për në BE. Nuk janë vetëm deklarim vullnetesh por ne kemi adoptuar një përqasje konkrete të cilat do të thotë levizje e lirë e kapitaleve të cilat do të realizohen në vendin tonë”.
Kështu deklaroi zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në një takim të mbajtur me sekretarin kroat të shtetit Mario Nibilo.
Haxhinasto deklaroi se forcimi institucional në secilin vend mbetet lufta e sfidave të mëdha, duke perfshirë luftën kundër trafiqeve, ndër të cilat janë elementë themelore per konceptim e sigurisë.
Ndër të tjera, Ministri i Jashtëm theksoi se një pike e rëndësishëm mbetej dhe Kosova, kjo si një element i kuadrit rajonal ndër të cilat është dhe njohja dhe konsolidimi pa të cilën rajoni, nuk mund të jetë i plotë.