Rada voton-provokon me tre gishta, irriton “Vetëvendosjen”
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën u zgjodhën institucionet e shtetit, deputetja e re serbe nga “Lista e Përbashkët Serbe”, Rada Trajkoviq nuk votoi sikurse deputetët e tjerë, duke e ngritur dorën lartë.
Ajo u dallua nga të tjerët. Gjatë votimit Trajkoviq vazhdimisht ngriti tre gishta. Trajkoviq po ashtu gjatë fjalimit të saj në Kuvend bëri një provokim tjetër, duke iu referuar shtetit si Kosovë e Metohi.
Ky gjest, në masë të madhe irritoi deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.Albin Kurti e Liburn Aliu, si dhe deputetët tjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje” e injoruan sikur mos të ishte.