Erdogan i jep një mësim të mirë liderëve të G20-ës

Liderët politikë të 20 shteteve më të industrializuar të botës vazhdojnë të qëndrojnë në Shën Petersburg në kuadër të punimeve të Samitit të G20-ës ku tema kryesore është situata në Siri dhe mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e SHBA-ve, por edhe tema të tjera të nxehta.
Por dje ka patur një moment shumë interesant me protagonist kryeministrin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Teksa krerët e 20 shteteve po bëheshin gati për foton zyrtare dhe kur secili prej tyre kishin nën këmbë flamurin respektiv për të mësuar më shpejt vendin, Erdogan e mori flamurin turk nga toka dhe më pas e futi në xhep.
Veprimi i tyre tërhoqi vëmëndjen e liderëve të tjerë, të cilët të kapur ngushtë nuk kishin çfarë të bënin gjë tjetër veçse të lëshonin një buzëqeshje false./Indeksonline/