E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Françesko: Luftërat shërbejnë për të shitur armë

“Mos luftërat shërbejnë për të shitur armë?!”. Kështu është shprehur Papa Françesko sot, duke iu referuar rastit të Sirisë.

“Të zgjedhësh të mirën", sipas tij, “do të thotë t’i thuash Jo urrejtjes vëllavrasëse dhe dhunës në të gjitha format e saj, përhapjes së armëve dhe tregtisë ilegale të tyre”.

“Këto, - tha Papa, - janë armiq të luftojnë bashkarisht duke mos ndjekur interesa të tjera përveç atyre të luftës kundër paqes dhe të mirës së përbashkët".

Duke bërë më tej, thirrje globale për t’u lutur për paqe.

“Le të lutemi, për ta ndërprerë menjëherë dhunën dhe shkatërrimin në Siri dhe të punojmë me angazhimin e rinovuar ndaj zgjidhjes së drejtë të konfliktit vëllavrasës”, tha më tej Papa gjatë faljes së sotme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›