E Diel, 1 Nëntor 2026

Shukri Buja tani drejton Komunën dhe PDK-në

I nominuari për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, e ka marrë në dorë drejtimin edhe të degës së PDK-së në Lipjan një ditë pas dorëheqjes së kryetarit Fitim Selimi dhe 10 anëtarëve të tjerë të kryesisë së kësaj dege. Buja ka deklaruar se nuk sheh dëme nga largimet që janë bërë nga Dega e PDK-së, derisa ka nënvizuar se disa nga largimet edhe do të rikthehen në parti sërish.

Buja dorëheqjen e Selimit me 10 anëtarë kryesie e ka parë si frustrim të tyre, pasi që, sipas tij, nga kryesia qendrore e PDK-së ka ardhur vendimi për rikandidimin e të gjithë kryetarëve të komunave ku ka qeverisur PDK-ja, transmeton KTV. “Nga kryesia e PDK-së ka pasur vendim të rikandidohen të gjithë kryetarët e komunave dhe njëri nga ta kam qenë edhe unë. Pas këtij qëndrimi ka pasur edhe një frustrim nga pretendentët që kanë shpresuar të jenë kandidat të mundshëm për kryetar komune”, ka thënë Buja. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›