E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i jep çmim Akademisë së Arteve

Titulli “Mjeshtër i Madh” i është dhënë këtij fakultetit në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik 2009-2010.

"Universitetet duhet të shkojnë drejt përmiresimit të cilesisë. Urojmë dhe shpresojmë që studentët, të cilët mësojnë jashtë vendit, të kthehen në atdhe", tha Topi. “Përshëndes artistët që kanë dalë nga akademia”, tha Presidentit Topi, duke nënvizuar se artistët shqiptarë janë integruar në botë. Kreu i shtetit vuri në dukje se Akademia ka mbështetjen e padiskutueshme të MASH.

Rreth 30 mijë studentë nisin sot për herë të parë studimet me kohë të plotë e të pjesshme në të gjitha ciklet e studimeve në rang vendi, ndërkohë që numri i përgjithshëm i studentëve për këtë vit akademik arrin në  mbi 100 mijë. Në vend numërohen 11 universitete publike dhe mbi 20 private.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›