Erdogan kritikon politiken e integrimit

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar qeverine gjermane per gabime ne integrimin e imigranteve me prejardhje turke. Erdogan kritikoi ne gazeten Bild serish te drejten e imigrimit. Prej 2007-s terheqja e bashkeshortit varet nga marrja e nje provimi te gjermanishtes cka Erdogan e vlereson si shkelje te te drejtave te njeriut. Ne te njejten kohe ai i beri thirrje qeverise gjermane te angazhohet me fort per nje anetaresi te plote te Turqise ne Bashkimin Evropian.
Nderkaq sipas ministrit te brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich CSU gjuha e pare e turqve ne Gjermani nuk duhet te jete turqishtja po gjermanishtja. Kesisoj ai kundershtoi sot ne nje paraqitje ne programin e mengjesit te kanalit te dyte televiziv gjerman ZDF kryeministrin turk. Ky ishte shprehur ne bulevardesken Bild se nese nje femije do te mesoje nje gjuhe te re ai duhet te jete ne gjendje te zoteroje gjuhen e vet. Friedrich u kunderpergjigj duke thene se ketu shihet qe Erdagan nuk e ka kuptuar ceshtjen drejt Gjuha e tyre e mirefillte eshte ne fakt gjermanishtja. Bildunterschrift Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan
Friedrich tha se mesimi i gjuhes gjermane eshte nje parakusht kryesor per te ulur numrin e madh te nxenesve qe nderpresin shkollen dhe per te hedhur bazen per suksesin profesional. Ky eshte nje potencial te rinjsh qe nuk lejohet te shkoje dem tha ministri. Ne te njejten kohe ai hodhi poshte kerkesen per mundesine e nje shtetesie te dyfishte per te huaj me qendrim afatgjate ne Gjermani me qellim permiresimin e integrimit te tyre. Nuk besoj se kjo do te ndryshonte gje perkundrazi u shpreh Friedrich. Kush do te rrije pergjithmone ne Gjermani te kerkoje nenshtetesine gjermane tha ai.