Erdogan kritikon të gjithë

Duke folur në një samit ndërkombëtar, Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër një numër të madh organizmash ndërkombëtarë, duke përfshirë FMN-në dhe OKB-në dhe duke bërë thirrje për reformim të tyre, e gjithashtu tha se dënimi me vdekje në disa raste mund të jetë “i ligjshëm”.
Duke hequr dorë nga diplomacia, Erdogan deklaroi se në rastin e vrasësit norvegjez, Anders Breivik, vetëm dënimi me vdekje mund të ishte një vendim i drejtë.
Duke folur në Forumin për Demokraci në Bali të Indonezisë, Erdogan kritikoi OKB-në si të paaftë për të zgjidhur disa probleme si Siria dhe konflikti Izrael-Palestinë. Ai shtoi se Fondi Monetar Ndërkombëtar jep receta “të hidhura”.
“Unë i pyeta ata, se isha kureshtarë. Si mundet që dikush që ka vrarë 77 vetë të dënohet me 21 vjet burg? Më thanë se ai (Breivik) nuk do të dalë më nga burgu dhe se diçka do të gjendet në fund të 21 viteve për ta mbajtur në burg edhe 21 vjet të tjera”, tha Erdogan.
Kryeministri kritikoi ashpër edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kush është efikasiteti i OKB-së përtej Këshillit të Sigurimit? Çdo gjë vendoset nga pesë vendet e përhershme anëtare në këshill. Nëse njëri prej tyre vë veton, nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje”, tha ai.