Obama: Amerikanët votuan për vepra, jo për politikë

Presidenti tha se përparësia e administratës së tij ka për të qenë krijimi i vendeve të punës. Presidenti tha se nuk do të pranonte asnjë lloj zgjidhjeje për përmirësimin e ekonomisë pa balancimin e nevojshëm.
Obama tha se ai nuk do t’u kërkojë studentëve, të moshuarve dhe familjeve të shtresës së mesme të paguajnë për shlyerjen e të gjithë deficitit buxhetor, ndërsa familjeve që kanë të ardhura më tepër se 250 mijë dollarë në vit nuk u kërkohet të paguajnë as edhe një qindarkë më tepër tatime.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha në fjalimin e përjavshëm të Partisë Republikane se kongresi nuk duhet të rrisë tatimet, në të kundërtën, duhet të përpiqet për të përmirësuar boshllëqet në rregulloren e tatimeve. Presidenti Obama pritet të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit e Kongresit.