E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kundër "Sylejmanit të madhërishëm"

 Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar serialin “Sylejmani i Madhërishëm”, që transmetohet pothuajse në të gjitha televizionet e Ballkanit. Sipas tij, ky serial nuk shfaq pamjen e vërtetë të etërve të turqve të sotëm. 

"Ne nuk kemi paraardhës të tillë. Ne një ligjvënës të tillë, një Sulltan të tillë Sylajman nuk e kemi njohur”, transmeton BW te kete thënë Erdogani në hapjen e aeroportit “Zafer”, në qytetin Kutahya.    Kryeministri turk ka theksuar se Turqia është gjithmonë në anën e paqes dhe mbron zgjidhjen e problemeve me dialog, por nëse diçka rrezikon sigurinë e turqve, nuk do të përmbahen nga marrja e masave.     "Jetojmë në botë me shtatë miliardë njerëz. Cila është detyra jonë, ne këtë mirë e dimë. Ku kanë kalëruar paraardhësit tanë me kuaj, edhe ne atje do të shkojmë, sepse do të merremi me gjithçka për ta ndihmuar secilin”, ka shtuar Erdogan. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›