E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan paralajmëron luftë qytetare në Siri

Kryeministri turk, Rejjep Taib Erdogan, ka paralajmëruar se Sirinë është duke e kanosur “një luftë fetare, sektare dhe racore”, ndërsa ka thënë se Turqia, si fqinj i saj, duhet të marrë rol udhëheqës në zgjidhjen e situatës.

Gjatë një konference televizive për media, Erdogan ka akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për “vrasjen pa mëshirë” të popullit të tij.

“Situata në Siri është duke shkuar drejt një lufte religjioze, sektare e racore dhe kjo duhet të parandalohet. Turqia duhet të marrë rol udhëheqës këtu, sepse një luftë sektare në këtë vend, mund të shkaktojë problem edhe për Turqinë. Situata aktuale paraqet kërcënim për Turqinë”, ka thënë Erdogan.

Në anën tjetër, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka akuzuar forcat e huaja, duke thënë se “kanë bërë përpjekje ta destabilizojnë vendin e tij”.

Assad, duke folur para audiencës në Damask, tha se “konspiracioni i huaj” po shkakton trazira në Siri, “ndonëse ka nisur të dështojë”.

Fjalimi i tij, i paralajmëruar për “çështje të brendshme”, është i pari prejse është pajtuar me planin e Ligës Arabe për vendosjen e misionit të saj vëzhgues në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›