Greqia importuesi më i madh i armatimit nga Gjermania

Madje siç theksohet në artikull, nëse Greqia do te marrë ndihmën prej 88 miliardë euros në mars, ka gjasa për nënshkrim të kontratave të reja me prodhuesit gjermanë të armëve dhe kështu shpjegojnë në Athinë trysninë e kancelares gjermane Angela Merkel, në takimin me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
Sipas "Zeit", Greqia dhe Portugalia, dy vende që kanë kërkuar ndihme ekonomike nga FMN dhe BE, kanë pakësuar ne minimum blerjet e armatimeve ushtarake.
"Është thjesht e pabesueshme që përderisa në pranverë vendoset nëse Greqia do te qëndroje apo jo në eurozonë, mjekët në spitalet greke pranojnë vetëm urgjencat, shumë shkolla nuk kane ende libra,mijëra nëpunës shtetërore janë në greva kundër pushimeve nga puna,programi anti-krize ka rrezuar nivelin e jetës se gjithë grekeve, vetëm në industrinë e mbrojtjes apo në ushtri, nuk janë kryer aspak reduktime”, shkruan gazeta.
Në programin e ri të masave të ashpra, të imponuara nga FMN dhe BE për vitin 2012, reduktimi i shpenzimeve sociale është katër herë me i madh se ai i fondit për armatime.