E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqje shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë

Shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Bill Daley, ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka emëruar drejtorin e Zyrës së Menaxhmentit dhe të Buxhetit, Jack Lew, në postin e tij.

Daley i është bashkuar personelit të Shtëpisë së Bardhë një vit më parë, me qëllim rindërtimin e marrëdhënieve me komunitetin e biznesit.

Ai ka thënë se do të punojë me Obamën për rizgjedhjen e tij për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›