E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan s'ndalet: 'Do ti presim pemët'. Autoblindat mësyjnë në 'Taksim'

STAMBOLL- Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ndalet. Gjatë një fjalimi në parlament që u ndërpre shpesh nga duartrokitjet, Erdogan u shpreh I vendosur për të vazhduar me projektin në parkun 'Gezi' në Stamboll. “Do ti presim pemët dhe më pas do ti rimbjellim në nje vend tjetër”-tha kryeministri tukr përpara deputetëve. Gjatë fjalës së tij Erdogan mbrojti dhe ndërhyrjen e policisë në sheshin Taksim. “Cfarë prisnin protestuesit? Që do të gjunjëzoheshim para tyre? –tha kryeministri turk.

Fjalimi i tij në parlament tregoi se qeveria turke nuk pritet të ndryshojë qëndrim edhe pas gati dy javë protestash, përleshje e tensione që kanë shkaktuar 4 viktima dhe 600 të plagosur. Dhe konfirmimi për këtë ishte dhe operacioni i intensifikuar i forcave të rendit në Stamboll.

Qindra policë të shoqëruar nga autoblindat hynë në sheshin 'Taksim', që është shndërruar në simbolin e këtyre protestave kundër Erdogan duke larguar protestuesit e paktë që ndodheshin aty. Mediat turke raportuan për të paktën 2 të plagosur gjatë momentit kur policët hodhën gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese kundër manifestuesve. Këta të fundit u tërhoqën më pas nga sheshi për tu strehuar në parkun 'Gezi', çka ishte dhe shkëndija për fillimin e protestave.

Forcat e rendit larguan barrikadat, hoqën banderolat e protestes që ishin varur nëpër ndërtesa duke I zëvendësuar me një flamur kombëtar dhe protretin e babait të shtetit turk Qemal Ataturk. Sipas autoriteteve, objektivi I policisë nuk është boshatisja e parkut por thjesht pastrimi I sheshit, çka e garantoi edhe vetë guvernatori I Stambollit. “Që sot ju kemi besuar në duart e vëllezërve tanë policë. Objektivi ynë i vetëm është heqja e barrikadave. Nuk kemi qëllim tjetër dhe askush nuk do të preket në sheshin Taksim”-tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›