Berisha: 4 vitet që vijnë, investimet do njohin rritjen më të madhe
TIRANË- “Investimet e huaja katër vitet e ardhshme do të njohin rritjen më të madhe në historinë e vendit”, kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit që i bëri ndërtesës së rikonstruktuar të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Berisha theksoi se qeveria është e vendosur t’i akordojë cdo fond, Bashkisë së Tiranës në mënyrë që Tirana në tërë qenien e saj, të jetë simotër e metropoleve dhe e vendeve evropian”e.
Kryeministri kujtoi se vetëm pak vite më parë numri i pasagjerëve që udhëtonin me transportin ajror ishte 700 mijë.
“sot është 1 milion e 700 mijë”, -tha ai.
Ndër sukseset e e qeverisjes, Berisha renditi rritjen e nivelit të prodhimit të energjisë në vend apo projektin madhor të gazësjellësit TAP, i cili siç u shpreh ai, “do të mundësojë gazifikimin e mbarë vendit, duke ulur ndjeshëm koston e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje shqiptare dhe njëkohësisht do të rrisë nivelin e eksportit të energjisë së prodhuar në vend.
Ndërkaq, Kryeministri nuk harroi t’i përgjigjej edhe kreut të opozitës Rama, i cili në fjalimet e përditshme elektorale vë në dukje moshën e tij. “Nuk jam përgjegjës unë për papjekurinë e tij”, tha Berisha duke cituar ish-presidentin amerikan Regan.
(d.b/BalkanWeb)