E Martë, 3 Nëntor 2026

Erdogan takon homologun iranian: Thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim me homologun Iranian, Ibrahim Raisi ndërsa paralajmëroi rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidenti turk bëri thirrje për masa urgjente për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke denoncuar edhe një herë “sulmet çnjerëzore” kundër civilëve në Rripin e Gazës.

“Ne pajtohemi se është e rëndësishme të shmangim çdo veprim që mund të minojë më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë,”tha Erdogan.

Raisi, vizita e të cilit në Turqi vjen në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon, i kërkoi mikpritësit të tij të ndërpresë lidhjet me Izraelin, armikun e betuar të Teheranit.

“Ndërprerja e marrëdhënieve me regjimin sionist mund të jetë efektive për t’i dhënë fund të gjitha këtyre mizorive”, th ai.

Turqia dhe Izraeli mbajnë marrëdhënie tregtare. Erdogan dhe Raisi planifikojnë gjithashtu të forcojnë marrëdhëniet e tyre tregtare, duke e rritur tregtinë e tyre në 30 miliardë dollarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›