E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Dita e sotme do jetë me kthjellime, temperaturat në rritje graduale

Rrymat e ftohta Arktike po zhvendosen drejt Europës verilindore duke u zëvendësuar gradualisht me masa ajri më të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave në ditën në vijim.

E Mërkurë, 24 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në juglindje dhe verilindje.Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -5/6°C
  • Zonat e ulëta       -1/15°C
  • Zonat bregdetare 6/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 24 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe  kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C – -1°C në mëngjes deri në 2°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte, 25 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në mëngjes në zonën  e Kukësit dhe gjirokatrës në mënjges dhe mbrëmje, vranësira të pakta në mesditë. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -4/8°C
  • Zonat e ulëta       2/15°C
  • Zonat bregdetare 7/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›