“Gjenocid ndaj palestinezëve”-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë të premten

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të lëshojë të premten vendimin lidhur me kërkesën e Afrikës së Jugut për lëshimin e masave të përkohshme në rastin e gjenocidit ndaj palestinezëve nga Izraeli, përfshirë edhe kërkesën që Tel Avivi të ndalë bombardimet në Gaza.
Çështja është ngritur nga Afrika e Jugut, por Izraeli i mohon akuzat për gjenocid, dhe ka kërkuar nga gjykata ta rrëzojë rastin.
Tel Avivi nisi bomabrimet dhe operacionet tokësore në enklavë pas sulmit kufitar nga Hamasi më 7 tetor. Që atëherë më shumë se 25,700 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 63 mijë të tjerë janë plagosur, ndërsa mbi gjysma e ndërtesave sipas OKB-së janë kthyer në të pabanueshme si pasojë e bombardimeve.
Izraeli ka bojkotuar shpeshherë tribunalet ndërkombëtare dhe hetimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se janë të padrejta dhe të njëanshme.
Edhe në këtë rast poashtu, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë miraton disa apo të tetë kërkesat e Afrikës së Jugut për të ashtuquajturat masa të përkohshme, është ende e paqartë nëse Izraeli do t’i respektojë ato.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/