E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon nis viziten ne rajon

Ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Gordon, të hënën fillon vizitën pesëditëshe në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.

Ndihmësi i Hillary Clintonit për Evropë dhe Euroazi, në Bosnje dhe Hercegovinë do të qëndrojë më 13 dhe 14 qershor, e pastaj më 15 deri më 17 do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›