Erdogani mbron aksionet e policisë

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbrojtur aksionet e policisë kundër protestuesve antiqeveritarë, duke akuzuar vendet e Perëndimit se përdorin “standarde të dyfishta” me kritikat e tyre.
Erdogan ka thënë se “e gjithë bota sulmon policinë turke për metodat që ajo ka përdorur për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë veprimet e paligjshme”.
Por, ai ka thënë se ka dhjetëra shembuj të përdorimit të gazit lotsjellës dhe të taktikave të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Rusi, transmseton REL.
Erdogan ka deklaruar se përpjekjet e Bashkimit Evropian “për të degraduar Turqinë” do të jenë të kota”.
Të mërkurën, Parlamenti Evropian ka miratur një rezolutë, e cila dënon përgjigjen e ashpër të policisë turke ndaj demonstruesve.
Së paku katër njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë dy javëve protesta antiqeveritare. /Indeksonline/