E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Kuvendit gjen tëmeta në punën e IPK

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrtoi sot raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor. Anëtarët e komisionit e përkrahën për procedim të mëtejmë rekomandimet dhe raportin.

Me këtë rast kryetari i grupit të punës së këtij Komisioni, Rexhep Selimi, theksoi se janë evidentuar të gjetura në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai përmendi disa sosh: zbatimin jo të plotë i ligjit, nivelin jo të mirë të bashkëpunimit në mes të institucioneve përkatëse, shkeljen e ligjit në procedurat e rekrutimit të personelit të inspektoratit, keqmenaxhimin e buxhetit, mospublikimin e raporteve me kohë, paraqitjen publike joprofesionale të Inspektoratit policor, në raste të caktuara, si dhe aplikimi i standardeve të dyfishta, po ashtu në raste të caktuara , sidomos në rastin e rekomandimeve për suspendim të zyrtarëve policorë.

Anëtarët e komisionit diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në punëtorinë për mbikëqyrjen e sigurisë dhe intelegjences, që do të mbahet në Ohër, më 24-26 qershor.

Komisioni u njoftua lidhur me suspendimin e policëve me rastin e vizitës së Aleksandër Vulinit në Kosovë. Megjithatë, kjo çështje mbeti të diskutohet në mbledhjen e radhës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›