E Diel, 1 Nëntor 2026

Ergi Borshi, zv-trajneri i Vllaznisë nuk kursehet: Ishte një masakër

Zv-trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi është shfaqur mjaft i tensionuar në konferencën për shtyp pas sfidës me Elbasanin, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në prononcimin e tij për “Super Gol”, Borshi u shpreh: “Jam këtu për respektn tuaj, të tifozëve dhe atyre që kanë parë ndeshjen. Ishte një masakër, një padrejtësi në kurriz të lojtarëve të Vllaznisë. Kemi katër muaj që dalim në stërvitje çdo ditë, lojtarët nuk takojnë të afërmit e tyre. Jemi çdo ditë në punë, 30 gradë, 40 gradë, shi, borë, diell, nuk di çfarë të them”.

Nuk e di çfarë u ka bërë Vllaznia gjyqtarëve, Bajramit dhe Maletës. Ndoshta problemi i Vllaznisë është se jemi shumë në veri, larg kryeqyetit. Nuk e kuptoj këtë, duhen marrë masa”.

“Nisi që te kartoni i kuq(i munguar) ndaj Mehmetit, e deri te dy golat e anuluar. Po të kishn mundësi mund të anulonin dhe golin e parë, të nxirnin ndeshjen 1-0. Ndërhyrja ndaj Mehmetit në pjesën e parë ishte 100 % karton i kuq. Gjithsesi, dua ti falënderoj të gjithë, treguan se kush janë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›