E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ergus Kaçe kërkon ndjesë: E respektoj Greqinë

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe ka kërkuar falje për postimin në Facebook, të fotos ku ai mbante veshur bluzën me logon e UÇK-së.

Në një intervistë, Kaçe ka treguar se çfarë dëshmoi dje para bordit drejtues të klubit dhe kërkoi ndjesë për veprimin që shkaktoi aq shumë reagime.“Më vjen keq për këtë veprim, që iu dha të drejtën disa njerëzve të flasin keq për PAOK-un dhe tifozët e tij. PAOK ka bërë shumë për mua, më ndryshoi jetën mua dhe familjes sime dhe për këtë arsye nuk dua që të komentohet negativisht. Unë e kuptoj se s’mund të jem më në ekip. Kjo varet nga presidenti zoti Savidis dhe administrata e klubit, por shpresoj që PAOK do marrë për mua vendimin më të mirë”, ka thënë Kaçe.

Referuar dëshmisë së tij dje para bordit drejtues të ekipit, Kaçe tha se ka pohuar se nuk e dinte se çfarë ishte UÇK. “E vesha bluzën sepse pashë flamurin e Shqipërisë dhe nuk më shkoi në mendje se çfarë do të shkaktojë kjo çështje në Greqi. Nëse do ta dija, në asnjë mënyrë nuk do ta vishja. Unë jetoj këtu, këtu jam rritur, këtu kam shkuar në shkollë. Këtu është atdheu im i dytë". /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›