E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veterani Jankulla: Gramozi, gati për kampionat

Gramozi1Thoma Qirjazi

Një nga lojtarët më të vjetur të Gramozit, që ka mbetur në ekip për sezonin futbollistik 2013-2014, është portieri Bledi Jankulla, i cili është shprehur optimist për formën e ekipit, arritur në këtë periudhë përgatitore të verës. Sipas Jankullës, objektivi i vetëm në këtë periudhë përgatitore për skuadrën kolonjare ka qenë përgatitja e mirë fizike, e cila do të bënte të mundur përballimin sa më të mirë të sezonit në Kategorinë e Dytë, atje ku Gramozi do të kërkojë ngjitjen në të Parën.

Dhe për të përgatitja e deritanishme, apo dhe organizimi që është bërë nga stafi, teksa skuadrës nuk i ka munguar asgjë në stërvitje, do të rezultojë efikase për objektivat që kanë sivjet kolonjarët. Kemi zhvilluar një fazë përgatitore shumë të fortë, e cila ka qenë e plotë në ngarkesat e dhëna për futbollistët nga stafi teknik. Kjo pasi, përveç stërvitjes, kemi luajtur dhe disa miqësore, të cilat kanë vlejtur për të parë gjendjen aktuale të grupit dhe për të testuar forcat tona. Megjithatë, për mendimin tim , gjithë ky mund në këtë periudhë dymujore duhet të pasqyrohet në rezultatet konkrete të skuadrës në kampionat. Sepse nëse ngjitemi në të Parën, do të thotë që kemi punuar mirë gjatë përgatitores së verës, ka përfunduar Jankulla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›