E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ergys Llanaj është Doktor Shkencash në Ushtri, me certifikata sigurie nga NATO” – Lapaj: Rama e cilësoi me precedentë penalë, por gjykata e ka shpallur arrestimin e tij të paligjshëm

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përgenjeshtruar kryeministrin Edi Rama për emrin e një personi të përfshirë në listën e atyre që ai i etiketoi si me precedentë penalë, pasi u shoqëruan gjatë protestës studentorë kundër qeverisjes së tij.

rama lapaj

Bëhet fjalë për shtetasin Ergys Llanaj, për të cilin Lapaj thotë se ai është arrestuar më 4 janar, por gjykata e shpalli arrestimin e tij të paligjshëm dhe pushoi çështjen ndaj tij, ndërkohë që kryeministri Rama e cilëson si me precedentë penalë.

Më pas, Lapaj bën edhe një rezyme të Ergys Llanajt, teksa thotë se ai është doktor shkencash në ushtri dhe se ka marrë certifikata sigurie nga NATO, duke hedhur poshtë pretendimet e Ramës.

“Klloun 2 metra i gjatë! E arrestuan Gysin më 4 janar. Gjykata e deklaroi arrestimin të paligjshëm. Gjykata vendosi më vonë edhe pushimin e procedimit, se fakti penal nuk ekzistonte. Del sot kreu i bandës që e kemi për kryeministër dhe thotë se Ergys Llanaj ka precedent penal.

Ergys Llanaj ka mbi supe 10 vite shkollim ushtarak në shkollat më të mira në botë, të paguara nga shteti shqiptar. Ka mbi supe 18 vite angazhim në ushtri, në misione ushtarake brenda dhe jashtë vendit.

Ka mbi vete 3 certifikata sigurie të NATO-s për 15 vite rresht. Është doktor shkencash në ushtri, ka 3 mastera shkencorë, mban titullin avokat. Nuk di a gjente sot një njeri më të shkolluar dhe patriot se Ergys Llanaj t’i bënte fletërrufe!”, shkruan ai.

foto galeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›