E Diel, 1 Nëntor 2026

“Furtuna” në administratë pas ultimatumit të Ramës, ikën Binaj, Kozeli, Verdho, Myzyri! Nga Burgjet te Albpetrol, ARRSH e Tatimet, ja lista me emrat

Ka nisur vala e dorëheqjeve në administratën shtetërore pas  ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

rama verdho binaj kozeli

Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, ishte i pari që dha dorëheqjen paraditen e sotme. Pas tij, dorëheqjet vijuan me Ilir Binajn, drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Besmir Bejën, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Jonaid Myzyrin, administratorin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, si dhe Etugert Llazin, drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Një prej emrave që përfshihet në këtë proces është edhe Sadleva Bodo, drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, e cila e mori detyrën më 14 tetor, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Kërkesa për largim vjen vetëm nëntë ditë pas emërimit të saj në krye të institucionit.

Urdhri i kryeministrit ka prekur edhe disa institucione në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Përveç Sadleva Bodos, kërkesa për dorëheqje u është komunikuar Besmir Kolës, drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ergys Qiricit, drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit, Valdrin Pjetrit, drejtuesit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, si dhe Eduard Merkajt, kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në listën e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen janë edhe Risena Xhaja, drejtuese e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), si dhe Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ndryshimet e kërkuara janë shtrirë edhe në institucionet dhe kompanitë publike në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi ua ka komunikuar kërkesën drejtuesve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në orën 18:30.

Në listën e drejtuesve që duhet të largohen janë Eltar Deda, administratori i Albpetrolit, Ami Kozeli, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Elisian Bici, administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si dhe Dritan Isaku, drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.

Kërkesa për largim është shtrirë edhe në institucione të tjera. Mes drejtuesve të përfshirë janë Silda Anagnosti Çepe, administratore e kompanisë shtetërore IdentiTek, Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si dhe Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Urdhri i kryeministrit u është përcjellë drejtuesve përmes ministrave përkatës, ndërsa procesi është parashikuar të përfundojë deri të hënën, më 26 tetor. Për disa prej drejtuesve largimi është bërë tashmë fakt, ndërsa për të tjerët është komunikuar kërkesa për të ndjekur procedurën e dorëheqjes.

Mbetet për t’u parë nëse vala e largimeve do të shoqërohet me emërime të reja në ditët në vijim dhe cilët do të jenë emrat që do të marrin drejtimin e institucioneve të prekura nga ky proces.

LISTA E DREJTUESVE TË PËRFSHIRË NË VALËN E DORËHEQJEVE

Ministria e Drejtësisë

Besmir Kola – drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Ergys Qirici – drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit

Valdrin Pjetri – drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Eduard Merkaj – drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Sadleva Bodo – drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Eltar Deda – administrator i Albpetrolit

Ami Kozeli – drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së

Elisian Bici – administrator i OST-së

Viola Haxhiademi – administratore e KESH-it

Ergys Verdho – administrator i Hekurudhës Shqiptare

Dritan Isaku – drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol

Agjencitë dhe institucionet shtetërore

Silda Anagnosti Çepe – administratore e IdentiTek

Jonaid Myzyri – administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Ervin Koçi – drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare

Laura Plaku Saro – drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s

Ardita Kuçi – drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së

Marjeta Përlala – drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Ministria e Financave

Besmir Beja – drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Ilir Binaj – drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Etugert Llazi – drejtor i Përgjithshëm i QKB-së

Ministria e Bujqësisë

Blerina Gjylameti – drejtuese e AKU-së

Ministria e Brendshme

Risena Xhaja – drejtuese e AAPSK-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›