E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erikson dëbohet nga drejtimi i Meksikës

Meksiko Siti - Sven Goran Erikson është shkarkuar nga drejtimi i përfaqësueses së Meksikës për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja e fundit përballë Hondurasit i kushtoi shtrenjtë trajnerit suedez. Meksika me këtë humbje i komplikon shumë pozitat për të zënë një vend për në botërorin “Afrikë e Jugut 2010”.

Drejtuesit e Federatës Meksikane të Futbollit deklaruan në konferencën e shtypit se kontrata me Eriksonin nuk ekziston më. Erikson gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Anglisë, me të cilën nuk është se arriti ndonjë sukses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›