Eriksson e pret Bregun e Fildishtë

Pas aventurës te Notts County, Sven-Goran Eriksson mund të zbarkojë në bankinën e Bregut të Fildishtë për ta udhëhequr në Botërorin 2010. Ish trajneri i Lazios dhe i përfaqësueses angleze ka thënë se është në pritje të Federatës së Bregut të Fildishtë.
“Të shohim se çka do të ngjajë, nuk kam pranuar ende asnjë konfirmim. Do të ishte e jashtëzakonshme ta drejtoj një ekip në një tjetër Botëror, evenimentin sportiv më të madh në planet, një festë që zgjat një muaj. Është e shkëlqyeshme të jesh pjesë e Botërorit, si lojtar ose si trajner”, theksoi trajneri suedez.