Pele: Ja favoritët e botërorit

Brazili ka nevojë për Ronaldinho për tu shpallur kampion bote. Legjenda braziliane e futbollit, Pele, bëhet kështu sponsori më i fortë për fantazistin e Milan, kampion bote në vitin 2002, por në të njëjtën kohë, i jep edhe një goditje teknikut Dunga. Me tre tituj kampionë dhe përfaqësime të paharrueshme në 4 Kupa bote radhazi, Pele, emri i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, është një nga kritikët më të respektuar në futboll.
Për të, 30-vjecari Ronaldinho, mund të jetë celsi për një skuadër, ku shumica e lojtarëve nuk kanë luajtur më parë në kupën e botës. "Kam opinionin tim, në të cilin personalisht besoj, se nëse Ronaldinho vazhdon të luajë kështu, midis 25 lojtarëve të grumbulluar, ai do të ishte një pjesë e rëndësishme, sepse ai mund të jetë i domosdoshëm kur lojtarët që nuk kanë luajtur kurrë në një kupë bote të ndihen nën presion. Por përsa i përket titullarëve, mendoj se Brazili është i formuar” u shpreh Pele. Midis 23 futbollistë të kombëtares së Brazilit, Dunga pritet të grumbullojë 13 "fillestarë", sipas asja që shihet nga përzgjedhjet e teknikut në fushatën eleminatore.
Përsa i përket skuadrës favorite për Botërorin 2010, Pele e ka të vështirë të zgjedhë, por Brazili dhe Spanja janë në krye të listës së tij. "Edhe nëse këto skuadra nuk janë mirë, si Argentina, që praktikisht u kualifikua në vendin e fundit, ne duhet ti respektojmë për faktin se arto luajnë gjithnjë në Kupën e Botës. Një tjetër skuadër që nuk është se ka bërë mirë në turnetë e fundit, por që unë e mendoj një kundërshtar shumë të fortë, është Anglia, e cila është në formë shumë të mirë përsëri”, përfundoi Pele që si lojtarët më të spikatur ka përmendur Lionel Messi, Cristiano Ronaldo madje edhe Robinho.
Nertan Prifti