Van der Vaart, afër Chelseas

Chelsea është afër transferimit të mesfushorit holandez Rafael van der Vaart, njoftojnë mediet angleze.
Sipas tabloidit The Sun, klubi i Roman Abramovich është i gatshëm të ofrojë 10 milionë funte për ta sjellë në Stamford Bridge gjatë verës futbollistin e Real Madridit.
Kur janë pyetur për këtë mundësi, përfaqësuesit e 27 vjeçarit nuk e kanë mohuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje në mes dy ekipeve gjatë verës.
Përfaqësuesi holandez konsiderohej si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, por është zbehur paksa prej se u transferua në Madrid.