E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj FITON me rezultatin e thellë TIRANËN, kryeson me rreth 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

Erion Veliaj ka fituar me një rezultat të thellë në Bashkinë Tiranë, duke siguruar mandatin e tretë.

Teksa ka mbetur dhe një kuti me fletët e votimit pa numëruar, Veliaj ka fituar me një diferencë mbi 58 mijë votash kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit.

Me këtë fitore ai ka siguruar kështu dhe një tjetër mandat për të drejtuar Bashkinë më të madhe në vend, atë të kryeqytetit.

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, pason me 100 mijë e 236 vota ose 34.58%. I ndjekur nga Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4.77% ose 13 mijë e 814 vota.

Roland Bejko nga PD-ja zyrtare ka mundur të grumbullojë 12 mijë e 371 vota, ose 4.27%. Marko Dajti nga Fronti i Majtë, 2 mijë e 807 vota. Dhe e fundit në listën e garuesve, me më pak vota të grubulluara, Lajla Përnaska nga PDIU, 2 mijë e 104 vota ose 0.73%.

Rezultatet deri tani:

Erion Veliaj: 158,688 vota-54.69%

Belind Këlliçi: 100,351 vota-34.58%

Arlind Qori: 13,835 vota- 4.77%

Roland Bejko: 12,388 vota -4.28%

Lajla Përnaska: 2,104 vota -0.73%

Marko Dajti: 2,807 vota-0.97%

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›