E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj shpall fitoren e Vorës dhe thotë: Falenderoj ata demokratë që nuk shkuan të votojnë për Saliken dhe kundër Amerikës

Erion Veliaj shpall fitoren e Vorës dhe thotë: Falenderoj ata

Erion Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës dhe drejtues i Qarkut shpalli Blerim Sherën si fitues i parë nga të gjitha të dhënat dhe dha një mesazh për të gjithë ata demokratë që sic tha ai refuzuan ti drejtohen kutive të votimit për të votuar për koalicionin Bashkë Fitojmë.

“Nuk na ka ikur energjia dhe jam pafundësisht i lumtur që siparin e rezultateve e hap qarku i Tiranës me një fitore 75% në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyej dhe që për ata ishte kthyer në një bastion na dha një mesazh 75% që duam të ecim përpara. Dua të falenderoj kryetarin e sotëm dhe të nesërmen të bashkisë së Vorës dhe gjithë ekipin e tij dhe PS dhe një parti socialiste të rinovuar dhe një parti socialiste në Vorë totalisht fituese.

Do të falenderoj të gjithë qytetarët e Vorës që na dhanë nga pak besim për më shumë punë. Sot na ka dhënë një besim që është rekord me 75% të votave për ta cuar Vorën më përpara. Dua ti drejtohem 25% por nga nesër Blerimi do ti shërbejë 100 përqind Vorës. Që do të thotë nga zgjedhjet e Vorës asnjë nuk është i humbur. Edhe ata që besuan Salikes dua ti garantoj se do ta qeverisim njëlloj Vorën.

Një pjesë e të djathtës refuzoi të votonte kundër Amerikës dhe ishte një pjesë që tha përtej të majtës dhe të djathtës është flamuri kuqezi. Ne ndjejmë një detyrim të thellë ndaj të djathtëve të Vorës që zgjodhen të distancohen nga Saliu dhe Iliri. Për këta të djathtë që refuzuan të votojnë për partinë e tyre ju garantoj se do tju shërbejmë pafundësisht”, tha Veliaj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›