Operacioni Aquila bllokohen pije te falsifikuara
TIRANE - Policia e Tiranes vuri ne pranga dy persona te akuzuar per prodhim te kunderligjshem te artikujve industriale. Burime nga policia bejne te ditur se ne kuader te operacionit te koduar Aquila jane arrestuar pas nje hetimi tremujor dy persona Adriano Likaj 35 vjec lindur ne Fier e banues ne Tirane si dhe Ndricim Hasa 32 vjec lindur e banues ne Tirane. Pas hetimit te kryer ndaj tyre u arrit sekuestrimi i nje linje prodhimi ne Tapize te pijeve alkoolike te falsifikuara si konjak fernet Skenderbeg si dhe prodhimeve Aquila Liquori te firmave te njohura alkoolike Redon - thane dje burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Te lartpermendurit jane kapur ne flagrance ne Kavaje gjate momenteve te shperndarjes dhe hedhjes ne treg te nje sasie te konsiderueshme te pijeve alkoolike te cilat jane te falsifikuara te firmave te regjistruara dhe te licencuara Skenderbeg dhe Aquila Liquori. Gjate arrestimit ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar linja e prodhimit e ndodhur ne Tapize makinerite qe sherbenin per prodhimin e pijeve alkoolike si 100 arka te mbushura me shishe te pijeve alkoolike 2000 shishe me etika ambalazhe njesoj si firma te tjera konkurruese ne treg 20 mije tapa shishesh 4000 pulla te Ministrise se Financave perzieres i cili sherben per prodhimin e pijeve alkoolike. Pas perfundimit te operacionit eshte arritur ne perfundimin se vlera e te gjithe mallrave te sekuestruara arrin ne masen e 50 mije euro.
24 Shtator 2010