E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Veliaj ndryshon mendim për Fatos Nanon

Erion Veliaj, sekretar i PS për rininë dhe emigrantët, dhe një nga njerëzit më të afërt të kryetarit Rama,  duket se është penduar për qëndrimin e mbajtur ndaj Nanos në kohën kur ai ishte kryeministër, ndërsa Veliaj zhvillonte protesta me shoqatën “Mjaft” për ta larguar atë nga pushteti. Ai e ka një version mbi “pendesën”.

“Kur unë sulmoja Nanon sapo isha kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e krahasoja me qeverinë amerikane. Por tani them se Nano është shumë më i mirë se Berisha. Të paktën Nano nuk ka vrarë qytetarë të pafajshëm si Berisha”, ka deklaruar Veliaj në emisionin “Arena” të gazetarit R Qafoku.

Veliaj shton se në PS demokracia është e lodhshme por e nevojshme. Veliaj bëri një gjysmë konfirmim të lajmit që Braçe është tërhequr nga vendimi për të mos lëvizuar nga Berati, por të shkojë në Korçë. /Start

                                                                                             2012-02-21 09:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›