E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto-Benjaminin: IND-ja rol për reformën zgjedhore

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto është takuar sot me drejtorin për Europën e Institutit Nacional Demokratik në SHBA Robert Benjamin.
 

Në fjalën e tij ministri Haxhinasto ka vlerësuar rolin e NDI-së në Shqipëri dhe veçanërisht për reformën zgjedhore.
 

Nga ana e tij drejtori e Institutit Nacional Demokratik në SHBA, Benjamin ka vlerësuar rolin kontruktiv të Shqipërisë në rajon.
 

IND zhvillon një sërë projektesh në Shqipëri si për promovimin e mëtejshëm të barazisë gjinore, apo përmirësimit të kuadrit ligjor, të lidhur me reformën zgjedhore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›