Vlorë, 4 në pranga për vepra të ndryshme penale

Fillimisht, në pranga ra 22-vjeçari Daniel Bulla, banues në Bishan të Vorës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Wolksëagen Golf, është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Ai u arrestua në flagrancë.
Nga shërbimet e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll edhe në automjetin tip Mercedes-Benz me targa të Kosovës, mjet i cili drejtohej nga shtetasi Xheki Qelia, 34-vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë TT mod 54 me një krehër dhe një fishek.
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Bobo, 52-vjeç, banues në lagjen “Nr 4” Sarandë. Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi dyshohet se më datë 16 Shkurt 2012 në vendim e quajtur “Peshkimi“ i ka vjedhur disa materiale për peshkim shtetasit B. D., 59-vjeç me një vlerë prej 1800 euro.
Në vijimësi të operacionit policor të koduar “SOPOTI” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi I personit të tetë të shpallur në kërkim Sabiel Dhuli, 18-vjeç, banues në fshatin Fterë të Rrethit Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 19 Shkurt 2012 të ndodhur në fshatin Kopacëz ku u arrestuan 7 persona dhe u sekuestrua 253 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa”.
Për të gjitha rastet e mësipërme materialet procedurale i janë referuar organit të Prokurorisë për kompetencë. /Start/
2012-02-21 09:51