E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni: Banorët e prisnin këtë nominim

02/05/10 01:22

Eleminimi i befasishëm i Hakiut është tema kryesore e cdo bisede mes banorëve. Kësaj here, është Miri dhe Erioni që e diskutojnë këtë ngjarje e cila dhe për ta ishte e papritur. Miri e pyet atë nëse mendonte se do dilte ai, por Erioni përgjigjet se nuk mendonte për asnjerin, pasi të dy kishin njësoj rëndësi për të. miri kujton sërish momentin kur Kika u gëzua që i shpëtoi eleminimit të parë. Erioni mendon se ajo renditje nuk ka aspak rëndësi sepse nuk tregon pëlqimin e publikut. Miri shprehet se Kika kishte marrë pozicionin e banorit më të fort në shtëpi. Erioni kujton shprehejn që i tha Kikës se në një eleminim dyshe, edhe ai mund ta nxirrte Kikën, pasi asgjë nuk dihet se si shkon. Iku edhe Kika- shprehet ai, por Miri thotë se e gjitha është lojë, ndërsa Erioni shton se edhe loja përjetohet shumë. Ai shprehet se nuk erdhi që ta përcillte Kikën deri tek porta e tunelit sepse ishte një ndër ata që e nominuan dhe i dukej jo e përshtatshme kjo gjë. Miri tregon se ai nuk e nominoi Kikën këtë herë. Ai mendon se edhe banorët po përdorin një taktikë që po eleminojnë më të fortët. Erioni shprehet se po ua bëjnë mirë, pavarësisht se duhej të nxirreshin më të dobëtit në fillim. Erioni mendon se dhe vetë Kika duhej të nominonte ndonjë të dobët, pasi kështu do shpëtonte edhe veten. Miri mendon se ai është nominuar prej Kikës, ndërsa Erioni mendon edhe për Mandin. Miri mendon se kjo sfidë mes tij dhe Kikës duhej të ndodhte në një tjetër moment, kurse Erioni ngre supet. Miri mendon se banorët e tjerë e kanë menduar mirë e kanë goditur atje ku duhej, tek ai dhe Kika. Erioni vazhdon mendimin duke thënë se në mos njëri, tjetri do dilte. Ai mendon se duke e analizuar si lojë, Kikës i kishte hyrë vetja në qejf. Edhe Miri e pohon këtë mendim. Ai shton se nuk mund të thotë që i vjen keq që po vazhdon lojën, por i vjen keq që doli Kika, pasi ai nuk mund të harrohet lehtë. Erioni shprehet se ose ky nominim që doli, ose ai me Mirin kishte për të ndodhur këtë mbrëmje. Miri ia kten se nuk do e donte kurrë nominimin me Erionin, ndërsa me Kikën e donte. Erioni shprehet se njerëzit kanë vlerësuar ndryshimin e qëndrimit të Kikës që deri një javë më parë rrinte shumë me ta, ndërsa këtë javë donte të rregullonte imazhin. Sipas tij, njeriu duhet të mbajë qëndrimin e fillimit, i mirë apo i keq qoftë. Erioni mendon se pavarësisht kësaj jave që rrinin bashkë, Domi, Mandi dhe Klodi dihej që do nominonin Kikën apo edhe Mirin, pasi atë prisnin që të hiqnin një prej tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›