E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni: Domi më shikon me inat

28/04/10 16:46

Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht duke biseduar dhe Erioni shprehet se po vë re qe banorët komunikojnë të gjithë me njëri-tjetrin, paçka se çfarë mendojnë për ta. Ai shton se disa nga banorët e shikojnë sikur u ka ngrënë bukën. Jetmiri e pyet Erionin nëse i duket se banorët e shikojnë me përbuzje dhe Erioni përgjigjet se mund të ketë dy persona që mendojnë kështu. Jetmiri shprehet se atë kanë tre muaj që e trajtojnë kështu, por ai nuk shqetësohet pasi nuk ka shkuar për tu pëlqyer të gjithëve. Erioni shprehet se ata nuk duhet tu kushtojnë rëndësi mendimeve të banorëve e për të tepër ngacmimeve të tyre, por të shikojnë punën e tyre. Erioni shprehet se nuk e di se çfarë ka Domenika me të pasi e shikon si me inat dhe Jetmiri përgjigjet se Erioni është shoku i Jetmirit dhe si i tillë, ajo nuk e ka qejf. Erioni shprehet se ai ka qenë gjithmonë shoku i Jetmirit dhe nuk e vret mendjen për të. Jetmiri thotë se ata janë në një lojë dhe të gjithë do të ndjekin linjën vetjake që kanë zgjedhur të bëjnë, por e rëndësishme është që tu pëlqejnë njerëzve jashtë që i votojnë. Jetmiri shton se ai ka thënë gjithmonë të vërtetën madje ka pohuar dhe gjatë spektaklit që ka qenë i dehur dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për fjalët që ka thënë, e kjo nuk i ulur asnjë pikë. Erioni shprehet se të gjithë bëjnë rolin e personave shembullorë aty e Jetmiri shton se asnjëri nuk është i vërtetë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›