E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimet e banorëve për fjalët e Erionit

28/04/10 17:48

Domi , Seldi dhe Jona kometojnë mbi fjalët e Erionit, që ka pohuar se nuk bën aspak përshtypje prania e Jonës në shtëpi. Domi shprehet se i vjen keq që Klodi e filloi gjithë këtë debat dhe Jetmiri me Erionin do ti bisedojnë këto temë e do ti manipulojnë nga darka. Domi shton se është frazë shumë e shëmtuar që dikush të thotë se nuk i intereson prania e dikujt tjetër. Seldi i thotë Jonës të mos e vrasë mendjen për këto deklarata të Erionit e po ashtu Domi i thotë të njëjtën gjë. Domi shprehet se Jonës nuk duhet ta vrasë aspak ky mendim i thënë nga Erioni, pasi do të duhej të shqetësohej nëse këtë do tia kishte thënë dikush që ka nivel të lartë dhe i analizon gjërat mirë.
Në të njëjtën kohë Mandi dhe Klodi komentojë të njëjtën temë brenda dhe Mandi shprehet se atij i vjen keq që Erioni të thotë të tilla gjëra, ndërsa mendimet e Jetmirit nuk i llogarit fare. Mandi shton se Jetmiri ka tendencën që çdo bisedë ta kalojë në debat për të treguar se ka elokuencë dhe di të shprehet.
Po ashtu dhe Erioni me Jetmirin flasin mbi këtë gjë dhe Jetmiri shprehet se ironia është në maksimum në shtëpi dhe tregon se Klodi e ka hapur vetë debatin duke i pyetur se çfarë mendimi kanë për Jonën. Erioni shprehet se në shtëpi ka më tepër hipokrizi sesa ironi. Jetmiri thotë se ai e ka luftuar që në fillim këtë gjë dhe ua ka bërë të ditur banorëve që deri në fund nuk do të mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Jetmiri shton se banorët po mundohen të gjejnë motivin që Jona është e keqe pa e ditur nëse ai e nominon apo jo dhe se çfarë mendimi ka për të.
Së fundmi, Mandi flet dhe me Erionin dhe i thotë se nuk i vjen mirë që ai ti thotë këto fjalë pasi e di që në thellësi është i mirë dhe nuk ka pse të dalë negativ.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›