E Diel, 1 Nëntor 2026

Erioni: Nuk mund të njihesh në këto kushte

05/03/10 01:20

Erioni dhe Ada diskutojnë për marrëdhënien e tij me Bertinën. Ada shprehet se nuk i kupton disa veprime apo fjalë të Bertinës si përshembull unë kjo jam, po deshe, po sdeshe ik. Sipas saj, në një cift nuk duhet të ekzistojë kjo lloj marrëdhënie, madje pa argumentuar se përse merren të tilla vendime. Erioni thotë se do vijë një moment që edhe ai do bëjë kokëfortin. Nëse nuk ka rrugë të mesme kjo do ndodhë- shprehet ai, ndërsa Ada thotë se kjo mënyrë i privon lirinë personit tjetër sepse nuk i lë hapsirë që të veprojë ashtu si do vetë, por sic do tjetri. Erioni tregon se me Bertinën janë disa situata të vogla, të tilla, por që atij nuk i vjen mirë. Ada mendon se kur gjëra të tilla ndodhin në këtë shtëpi e në kushte të tilla, në jetën jashtë do jetë edhe me keq dhe argumenton se këtu ata kanë ardhur edhe për lojë. Ndqërsa vazhdojnë bisedën, Ada uron që Erioni të gjejë një të dashur, të duhurën për veten e vet. Ndoshta është edhe kjo- ia kthen ai duke nënkuptuar Bertinën, por Ada shprehet se i duken shumë larg të dy. Erioni thotë se do ti shohë situatat me të jashtë dhe shprehet se të lidhej në shtëpi nuk i pëlqente sepse kushtet nuk janë të tilla që të njihen mirë. Ai tregon se Bertina i pëlqente dhe e mendonte të kishte një histori me të, por jo këtu dhe nga kjo e sforconte veten që të mos i shfaqte ndjenjat që më parë. Dy banorët ndryshojnë temën e bisedës dhe diskutojnë për xhelozinë. Erioni shprehet se është shumë xheloz në një lidhje dhe jep disa shembuj të tillë, ndërsa Ada tregon se në lidhjen e saj, i ka lënë shumë hapsira partnerit dhe ndoshta kjo e ka cuar në përfundimin e historisë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›