E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Jona, ngacmimet e radhës

04/05/10 19:38

Erioni dhe Jetmiri kërkojnë të bëjnë garë me lepujt dhe fillojnë që ti ndjekin për ti kapur. Pas mundimeve të shumta, djemtë më në fund kapin një lepur. Atyre u duhet që të kapin edhe një tjetër në mënyrë që ti vënë në garë dhe kështu të dy fillojnë të ndjekin një tjetër lepur. Jetmiri kap një pulë dhe ia hedh Erionit mbi shpinë duke e trembur. Loja e tij lë pasoja pasi pula gërvisht Erionin i cili fillon të shajë pulën. Jona i thotë Erionit se ai nuk ka përse të keqtrajtojë pulën pasi nuk qe pula ajo që e sulmoi, por ata luajtën me të dhe pula gërvishti Erionin. Jona thotë se dita e sotme në shtëpi ka qënë shumë e qetë dhe kjo gjë po bëhet e mërzitshme dhe flet me ironi për çdo fjalë që thotë Jetmiri. Erioni i thotë se përse ajo nuk mundohet që ta bëjë ditën aktive duke u marrë me diçka, ose duke hapur një diskutim apo debat. Jona thotë se ajo edhe kur flet atyre u duket sikur flet me tendencë dhe largohen dhe në këtë rast fjalën e ka te Jetmiri i cili u largua për të shmangur debatin me Jonën. Erioni e kundërshton duke i thënë se edhe nëse ajo nuk mund të flasë dot me banorët, mund të flasë me kafshët që kanë në shtëpi, ose mund të bëjë diçka kreative dhe kjo e bën edhe atë që të jëtë një banore më aktive. Jona i thotë se ajo nuk mund të flasë me kafshët, nuk e bën dot një gjë të tillë dhe Erioni i sygjeron që nëse nuk flet dot, mund të luajë me to. Kështu të dy debatojnë duke përdorur një të forur ironike dhe shaka tendencioze. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›