E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Kika, ngacmime gjatë lojës

05/04/10 19:46

Ndërkohë që banorët vazhdojnë të luajnë më pantomima, Domi është duke i shpjeguar Kikës fjalën Dante Aligeri me shenja dhe ai nuk po e gjen. Ai provon me fjalët, duke thënë provë jave, nominim, lojë e të tjera si këto. Jetmiri dhe Erioni e ngacmojnë duke i thënë se ai nuk di gjë tjetër përveç këtyre fjalëve, pasi vëtem për ato mendon. Kika sado që përpiqet, nuk e gjen dhe Jetmiri shprehet se po të mos mos njohë dhe Danten, është shumë turp. Erioni ndërhyn duke përsëritur dhe njëherë fjalët që i tha pak më parë Jetmirit, që Kika nuk mendon për gjë tjetër, por vetëm për lojën dhe nominimet. Kika i përgjigjet se ai të paktën e mendon një gjë, kurse Erioni nuk ka asgjë në mendje përveç donzhuanizmit dhe kërkon ta luajë atë rol. Erioni shprehet se ai nuk ka nevojë ta luajë këtë rol, pasi e ka në gjak dhe i vjen natyrshëm. Kika thotë se Erioni nuk ka të bëjë aspak me të qënit Don Zhuan. Erioni i kthehet që Kika e ka gabim dhe nuk e kupton pse nxehet kaq shumë. Kika afrohet pranë tij dhe Erioni i thotë që nuk e kuptoi se çfarë lidhje kishte personifikimi i don Zhuanit me të dhe shton se ai nuk i shkon pas femrave. Kika përgjigjet se femrat i ndjekin këto tipe meshkujsh dhe jo e anasjellta. Më pas ata e lënë mënjanë këtë bisedë dhe vazhdojnë lojën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›