Dhurata, shtatzënë

Modelja dhe bukuroshja Dhurata Lipovica pasi ishte fejuar me aktorin Fisnik Ademi, mësohet se tani është shtatzënë.
“Po, është shtatzënë, por detaje të tjera nuk do të japim”, tha për Express një burim i afërt me çiftin për Rozë.
Modelja Dhurata Lipovica, e cila ishte zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në Ford SuperModel Of the World” në SHBA, kishte rezervuar një befasi, kur ishte fejuar më 20 dhjetor me aktorin kosovar, Fisnik Ademi, i cili është i njohur për rolin e tij në serialin televiziv, Tre Gjermanët e Trashë.
Pas kësaj befasie, Dhurata bëri edhe një befasi tjetër. Ajo iu rikthye përsëri spektakleve, ndërkaq triumfoi në spektaklin e bukurisë, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, “Best Model of the World”.
Në këtë eveniment ajo u zgjodh përcjellësja e parë, duke shënuar kështu një rritje edhe më të madhe në karrierën e saj. Ndryshe, Dhurata është njëra prej modeleve, e cila ka studiuar në Kosovë për ekonomi në Universitetin Amerikan. Ajo ka udhëhequr në Kosovë edhe një firmë, e cila ka pasur të bëjë me menaxhimin e modeleve kosovare.