E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Kika sqarohen

19/04/10 16:20

Një ditë më parë Kika dhe Erioni patën një debat dhe tani kërkojnë të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre. Kështu Erioni fillon që ti shpjegojë Kikës arsyet e sjelljeve të tij gjatë debatit të kaluar. Erioni i thotë Kikës se shpeshherë ai ka reguar deri diku edhe ashpër ndaj Kikës jo nga fakti se ka dashur që ta sulmojë, por ka dashur që të shohë reagimin e Kikës kur ai të thoshte të njëtat gjëra që Kika kishte thënë më parë. Kika i ka marrë veprimet e Erionit si sulme ndaj tij, por Erioni e mohon këtë gjë. Erioni thotë se ai i tha Kikës që në një përballje në nominim Kika do të eleminohej dhe kjo nuk është sulm, por një mënyrë tjetër për të thënë jam më i miri. Të dy diskutojnë dhe sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit, pavarsisht të gjithave, të dy e vlerësojnë njëri-tjetrin. Kika i thotë Erionit se e ka vlerësuar që nga fillimi, por gjithmonë e ka menduar si njeriun e fundit që mund ti kundërvihej. Erioni i thotë Kikës se ai e pëlqen tipin e Kikës dhe tek ai sheh veten e tij pas shumë vitesh, por nuk dëshiron që Kika të bjerë pre e përcaktimeve dhe delirimeve të tipit jam më i miri. Kika i thotë se kjo shprehje ka dëmtuar atë dhe jo banorët e tjerë, pastaj nuk ka asgjë të keqe që të vlerësosh veten tënde në një moment të caktuar, në varësi të situatës. Erioni i thotë se atij nuk i pëlqen që banorët e rinj të thonë se Kika nga jashtë duket burrë zotni dhe brenda në shtëpi nuk është aspak i tillë. Erioni i kërkon Kikës që të jetë më tepër ai Kika që ka qënë në fillim dhe jo të bjerë pre e provokimeve të të tjerëve. Ndër të tjera Kika thotë se brenda shtëpisë ai sheh më parë njeriun, pastaj lojën e tyre dhe Erioni pohon të njëjtën gjë. Më pas Kika i shpjegon Erionit fjalët që i tha gjatë debatit ku shprehej se Erioni nuk kishte dalë në nominim sepse banorët nuk e shohin si kundërshtar të fortë. Kika i thotë se është diçka shumë e mirë që një banor të eci në këtë lojë sa më gjatë pa u nominuar dhe se shprehje të tilla njeriu i përdor në varësi të situatës dhe nervozizmit. Të dy ndajnë mendimin se është më mirë që mes tyre të flasin sa më shumë dhe sa më hapur, duke i sqaruar të gjitha keqkuptimet që mund të lindin, pa lejuar që të kalojnë në zënka dhe debate. Teksa ata diskutojnë, Klodi u thërret banorëve duke i lajmëruar se dreka është gati. Kështu edhe Kika dhe Erioni shkojnë të hanë bashkë me pjestarët e tjerë të shtëpisë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›