E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri kërkon të bëjnë diçka ndryshe

19/04/10 14:15

Kika një ditë më parë pati një debat me Erionin ku ky i fundit i thoshte se nëse nominoheshin të dy, Kika do të eleminohej sepse Erioni ka dhënë më shumë në shtëpi. Gjatë këtij debati Kika i thotë se ai është i veçantë dhe nuk ka për të dalë përpara Erionit. Tashmë Jetmiri që gjatë atij diskutimi kishte mbajtur anën e Erionit, i thotë Kikës se ai është i veçantë po aq sa të tjerët, por nuk është se ka dhënë ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit që është një aktor i mirë. Jetmiri i kërkon Kikës pasi ky i fundit ia kundërshton vazhdimisht veprimet e tij, që të bëjë ndonjë gjë kreative, të bukur, ose ndonjë lojë. Këtë mendim Jetmiri e plotëson me pyetjen çfarë do të bëjmë në këto pak javë që kanë ngelur, si do ti kalojmë?. Kika i thotë me të qeshur se kohën që ka mbetur do të bëjë luftë dhe Jetmiri i thotë se ai nuk është për luftë, por për paqe. Pas ngacmimeve, ironisë dhe shakave, Jetmiri i kërkon Kikës që të bëjnë ndonjë gjë të bukur dhe këtë herë e thotë me seriozitet. Kështu ai hedh disa ide për të bërë lojra. Më pas ai futet brenda të pyesë edhe banorët e tjerë nëse janë dakort për të zhvilluar lojrat që ai mendon. Jetmiri thërret Manal dhe të dy luajnë me lojën mos u nxeh. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›