Erioni xheloz e posesiv

03/02/10 17:55
Pas drekës, të gjithë merren me rregullimin e shtëpisë dhe me larjen e enëve, ashtu sic i kishin ndarë më parë. Më pas, një pjesë del në kopsht për të kaluar pak kohë atje ku tregojnë histori, qeshin e këndojnë, ndërsa një pjesë tjetër qëndron në kuzhinë. Bertina dhe Erjoni qëndrojnë afër sobës për tu ngrohur e njëkohësisht përgatisin edhe kafet për vete e të tjereët. Gjimi afrohet për të ndihmuar në përgatitjen e kafes e shkëmben disa fjalë me Bertinën kryesisht. Erioni ndërhyn dhe gjimi me të qeshur i thotë se ai është xheloz duke ia argumentuar me fakte se sa herë që flet, i afrohet apo kërcen me Bertinën, ai menjëherë do bëjë dicka për ti ndarë. Erioni habitet dhe thotë se nuk është e vërtetë, ndërsa Bertina ia kthen duke qeshur se Gjimi është dehur nga vera. Gjimi largohet për të vazhduar punën e nisur, ndërsa mes Bertinës dhe Erionit lind biseda në lidhje me xhelozinë. Është Bertina ajo që e ngacmon Erionin për këtë gjë dhe ai i përgjigjet se për ato që i përkasi, normalisht që është xheloz, Cfarë është e imja, është e imja- shprehet ai e duke marrë kështu nga Bertina përcaktimin posesiv e që shton se jo cdo gjë mund të quhet e tija, sidomos në një lidhje. Erioni insiston në idenë e vet e thotë se për aq kohë sa mund të jetë bashkë me dikë në një lidhje, për aq kohë quhet e tija, në cdo kuptim. Erioni nuk harron të thojë edhe se kurrë nuk do mbante një lidhje me insistim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));