Murray sot paraqitet në gjyq

Mjeku i Michael Jackson sot do të paraqitet para gjyqit. Ai akuzohet për dhënien me qëllim të barnave që kanë shkaktuar vdekjen e Mbretit të Popit.
Mjeku Conrad Murray, më parë ka pranuar që i ka dhënë qetësues të panevojshme këngëtarit.
Murray ka arritur në Los Angeles javën e kaluar dhe është duke bërë plane me avokatin e tij, Edward Chernoff si ta tejkaloi këtë situatë, kanë thënë disa burime për mediat amerikane.
Zv. Prokurori, David Walgren tregon që akuza është bërë dhe tashmë pritet vetëm vendimi.
50 vjeçar-i Michael është gjetur i vdekur në Los Angeles me 25 qershor. Arsyet e vdekjes kanë qenë mbidoza e qetësuesve, sidomos substanca e quajtur Propofol që merret si anestetik gjatë operacioneve kirurgjike.